FBNSK, është pranuar si anëtare e rregullt e ISMF (Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë Malore).
ISMF konfirmon pranimin e Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës si anëtare e plotë Kombëtare e ISMF-së.
Kërkesa për anëtarësim u shqyrtua dhe u miratua nga Këshilli i ISMF-së gjatë takimit të mbajtur online më 18 dhjetor 2025.
Me këtë pranim, ISMF tani numëron 56 anëtarë kombëtarë, secili duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e Alpinizmit me Ski në të gjithë botën.
Përfshirja e Kosovës pasqyron zhvillimin e vazhdueshëm të Alpinizmit me Ski në rajone të reja. Përmes anëtarësimit në ISMF, Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës fiton qasje në kornizën ndërkombëtare të garave, mundësitë e zhvillimit dhe bashkëpunimin me Anëtarët e tjerë Kombëtarë.
Duke komentuar pranimin, Arianit Nikçi, president i Federatës së Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive e Kosovës, tha: "Jemi të nderuar që bëhemi pjesë e familjes ISMF dhe mezi presim të kontribuojmë në mënyrë aktive në zhvillimin dhe promovimin e Alpinizmit me Ski në nivel rajonal dhe ndërkombëtar".
ISMF-ja e mirëpret FBNSK-n dhe mezi pret të mbështesë sportistët, zyrtarët dhe aktivitetet e saja zhvillimore brenda kornizës në rritje të ISMF-së.