Shoqata Bjeshkatare “Kumanova” paralajmëron aktivitetin e tretë të serisë “Nxënës, profesorë dhe prindër në mal”, që këtë herë zhvillohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar prindër, profesorë dhe nxënës,
Pas dy ecjeve të para të mbushura me energji dhe përvoja të bukura, me shumë kënaqësi e paralajmërojmë aktivitetin e tretë të serisë “Nxënës, profesorë dhe prindër në mal”.
Ky aktivitet do të zhvillohet më 13 Dhjetor (E shtunë).
Këtë herë, ecja jonë merr një kuptim edhe më të thellë, pasi zhvillohet me rastin “Ecja e 13 Dhjetorit, e dielë, në shenjë të Ditës Ndërkombëtare të Maleve.” – një ditë që na kujton sa e rëndësishme është të qëndrojmë së bashku, të respektojmë njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë lidhje të shëndosha mes nxënësve, familjeve dhe shkollës.
Ashtu si çdoherë, synimi ynë është të krijojmë bashkëpunim, harmoni dhe unitet, duke kaluar kohë në natyrë, duke marrë frymë thellë në ajrin e pastër dhe duke shijuar bukuritë e krahinës sonë .
Shtegu i këtij aktiviteti do të jetë nga fshati Izvor deri te Manastiri Dumanoc.
Së shpejti do të publikojmë informacione shtesë për terrenin dhe kushtet e motit.