Alpinistja e njohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, ka një mesazh interesant për opinionin sportiv.
Uta është gruaja që ka mahnitur botën me ngjitjet në majat më të larta të botës.
“Për këto 10 vite të kaluara në Himalaya, e me krejt njerëzit që i kam taku këto kohë në Kamp Bazë të Everestit, dhe më lart, jam shumë e gëzuar dhe e lumtur që dashninë dhe mirëpritjen e njerëzve lokal e kam gjithmonë me vete.
Edhe pas përfundimit të 14 majave te botës jam kthye prapë, dhe do të kthehem gjithmonë për me e nda eksperiencën time nëpër këto maje, si guide malore!
Jam me zemër plot, dhe me gëzim të madh në zemrën time për këto dite të kaluar këtu.
Nuk kam nda shumë nëpër rrjete sociale nga kjo përvojë, pasi që qëllimi im këtu është puna dhe arritja në majen e Petritit, që më shumë zemër e kam marr këtë pune përpara vetes.
E para për dashninë për punën, edhe e dyta për dashninë për Petritin, që e kam si vëlla timin tani.
Përkushtimi dhe pozitiviteti i tij, edhe mu m’ka mësu shumë për krejt këto kohë të kaluar”, - ka shkruar Ibrahimi në profilin e saj në facebook.