Këtë të diele (19 tetor) duke filluar në orën 06:30 “Hikingnjeri” organizon ecje në majen e Vertopit / Korff-it 2555 metra i njohur edhe si maja e Isa Agës.
Kjo maje, e cila shtrihet në pjesën e Sharrit të Manastiricës / Struzhës / Zaplluxhës, gjenden në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë veriore, midis Prizrenit dhe Tetovës në bjeshkët e Opojës.
Vështirësia e ecjes është mesatare me 15 kilometra ecje komplete neper shteg te përshtatshëm (lartë / poshtë).
Fillestarët, të cilët nuk mund të ngjiten në cak, mund ta kalojnë ditën në natyrë madhështore të Sharrit me pamje mbresëlenese në qafën mes majeve te Korffit dhe Karanikollës, pa u ngjitë në maje.