Alpinistja e njohur kosovare Uta Ibrahimi ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e pyjeve në Republikën e Kosovës, duke theksuar se ato nuk po mbrohen sa duhet dhe se po shkatërrohen.
Sipas saj, dëmtimi i pyjeve është një problem serioz që kërkon më shumë kujdes dhe veprim institucional për ruajtjen e natyrës dhe zonave malore të vendit.
Uta ka publikuar edhe një fotografi nga maja e Lubotenit.
“Maja e Lubotenit, maje ikonike, e para e maleve te Sharrit, shtegun e te cilit për shumë vite e kanë shkatërruar njerëzit që nuk i dënon shteti e që i vozitin kerret e tyre, edhe motorët nëpër male!
Marre për krejt bashkë juve!”, ka shkruar Uta Ibrahimi.