Këtë të diele me 8 nëntor duke filluar në orën 06:30 të mëngjesit Hikingnjeri do të organizojë ecjen ne Sharrin e vjetër ta Prizrenit, përkatësisht majen Koxha Ballkan 2044 metra.
“Paraprakisht, do të ndalemi në qendrën e bjeshkatarëve, të njohur si Pisha e Madhe, për pushim.
Ecja do të organizohet për 2 dëshira (mundësi):
1. Arritja deri te Shtepia malore Pisha e Madhe / Uji i Gropuar në bjeshkë të Skorobishtes ku nga aty do të mund të kënaqeni me pamje të majeve mahnitese të Sharrit të Prizrenit. Këta do të ecin 9 km lartë e poshtë. Stani në fjale ka dhoma për pushim dhe WC.
2. GRUPI I TË FORTËVE, i cili do të vazhdojë extra 1.5 orë (një drejtim) deri te maja e Koxha Ballkanit, të cilët do të ecin 14 km lartë e poshtë.
Se cilin opsion do ta bëni, e vendosni kur të arrijmë te shtëpia malore Pisha e Madhe.
Pasi të kthehemi, do të ndalemi në njërën nga ëmbëltoret e fshatit në Skorobishte për pushim
Ecja e tipit FULL ADVENTURE ofron pamje të maleve të dendura, natyrë të paprekur, pamjeve pa fund te rrafshit dhe bjeshkëve te Dukagjinit etj.”, thuhet në njoftim.