Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, sot është në qendër të vëmendjes.
RTP Europa i ka kushtuar një emision të veçantë alpinistes tonë.
“Uta Ibrahimi ishte gruaja e parë nga Kosova që u ngjit në malin Everest në vitin 2017.
Ajo gjithashtu sfidoi veten për të ngjitur 14 male, me lartësi mbi 8,000 metra.
E ftuar nga Ambasada e Kosovës në Portugali, bjeshkatarja ishte në Lisbonë për të takuar komunitetin sportiv dhe për të dhënë shembull edhe për vajzat tjera që si ajo ëndërrojnë më shumë”, shkruan në faqen e RTP Europa.