Këtë të diele me 16 nëntor duke filluar në orën 06:00 të mëngjesit “Hikingnjeri” do të organizojë ecjen ne Sharrin e vjetër të Prizrenit, përkatësisht majën Koxha Ballkan 2044 metra me pikënisje nga fshati Skorobishte.
I njohur edhe si vendi me natyrën e bujshme në këtë pjesë të bjeshkëve të Prizrenit, kjo maje gjendet midis majeve Qerrenik dhe Oshlak.
“Ecja do të organizohet për 2 dëshira (mundësi):
1. Arritja deri te Shtëpie malore Kopana Voda (Uji i Gropuar / Pisha e Madhe) në bjeshkë të Skorobishtes ku nga aty do të mund të kënaqeni me pamje të majeve mahnitëse të Sharrit të Prizrenit, te pushojmë dhe te këndellemi. Këta do të ecin 8 km lartë e poshtë. Stani në fjale ka dhoma për pushim dhe WC.
2. Grupi i të fortëve, i cili do të vazhdojë extra 1.5 orë (një drejtim) deri te maja e Koxha Ballkanit.
Ky ekip do të mahnitet me pamjet 360 shkallëshe nga maja Grupi do të ecë 14 km lartë e poshtë”, - thuhet nga organizatori.