Kryeministrit Albit Kurti i dhurohet një busull nga alpinistët që do të ngjiten në Kilimanxharo

Alpinizem

Kryeministrit Albit Kurti i dhurohet një busull nga alpinistët që do të ngjiten në Kilimanxharo

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 17:19
Kryeministrit Albit Kurti i dhurohet një busull nga alpinistët

Kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në zyrën e tij anëtarë të klubit alpin “Prishtina”, të cilët po përgatiten për t’u ngjitur në Kilimanxharo.

Gjatë takimit, kryeministri u njoftua për planet dhe përgatitjet e fundit të grupit para nisjes për në Tanzani, ku synojnë ta ngjisin majën e Kilimanxharos, në lartësi prej 5895 metrash, në ditën e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Organizatorët dhe përfaqësuesit e grupit të alpinistëve u shprehën se kjo ide është menduar si një formë e përfaqësimit dhe promovimit të vendit përmes sportit malor.

Gjatë këtij takimi, Kurti i është dhuruar edhe një busull.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat