Të shtunën, më 11 korrik, duke filluar nga ora 07:00 nga Prishtina, “Hikingnjeri” do të organizojë ecjen në Majën e Gjeravicës, me qasje nga Gropa e Erenikut.
Ecja është rreth 15 km (vajtje-ardhje) dhe zhvillohet në një shteg të përshtatshëm edhe për fillestarë.
Gjatë gjithë ngjitjes, e sidomos nga maja, do të shijojmë pamje të mrekullueshme të bjeshkëve të Junikut dhe të vargmaleve që e rrethojnë atë.
Këtë ecje do ta organizojmë me tre mundësi:
1. Deri te Liqeni i Madh i Gjeravicës, ku pjesëmarrësit mund të pushojnë ose të notojnë në liqen.
2. Deri në Majën e Gjeravicës (2656 m)
3. Deri në Majën e Gjeravicës (2656 m) DHE gjatë kthimit, për ata të cilët dëshirojnë, do ta vizitojmë edhe Qafën e Sylbicës.