Maja e Pashtrikut

Alpinizem

Maja e Pashtrikut

Më: 10 nëntor 2026 Në ora: 14:38
Ecja në Majën legjendare të Pashtrikut

Këtë të diele me 15 nëntor 2026 duke filluar në orën 06:30 të mëngjesit “hikingnjeri” do të organizojë ecjen në Majën legjendare të Pashtrikut me 1988 metra lmd.

I njohur më shumë nga aktivitetet e luftës se fundit te UÇK, kjo bjeshkë, përveç që njihet edhe për shumë tregime të pazakonta, ka pamje mahnitëse, krejt ndryshe nga bjeshkët tjera të Kosovës.

Kjo ecje me 16km (lartë e poshtë) hynë në kategorinë mesatare të vështirësisë dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë aktiv pasi ecja bëhet nëpër shteg të gjerë.

“Rrugëtimi ynë me bus do të jetë:

Prishtinë - Fushë Kosovë - Komoran - Prizren - Hasi i Prizrenit
-Nisja nga Prishtina do të bëhet të DIELEN në orën 06:30 nga Bregu i Diellit (para shkollës fillore Ismail Qemaili / Bukatore).

- Në Prizren, për bjeshkatarët e këtij qyteti, do te jemi te VIVA FRESH (afër KFC) në orën 08:00”, thuhet nga organizatorët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat