“Hikingnjeri”, të shtunën më 18 korrik duke filluar ne orën 06:00, do të organizojë ecjen për në majën më të lartë në shqiptari, Korabin 2764 metra!
“E keni rastin ta përjetoni eksperiencën e mrekullueshme në këtë bjeshkë, e cila gjendet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Ecja hynë në kategorinë e ecjeve me vështirësi mesatare dhe zgjatë rreth 18 km lartë e poshtë.
Ecja karakterizohet me plot aventura dhe ecje nëpër shtigje dhe gremina shumë dramatike”, thuhet nga organizatorët.