Emergjenca klimatike është një garë që po e humbin, por është një garë që mund ta fitojmë!

Analiza

Emergjenca klimatike është një garë që po e humbin, por është një garë që mund ta fitojmë!

Nga: Prof. Njazi Halili Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 13:36
Autori Prof. Njazi Halili

Ju dhe liderë nga të gjitha grupet përkatëse të interesit jeni ftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për të punuar së bashku për t’i dhënë përgjigje të suksesshme ndryshimit klimatik. Në ftesë, Sekretari i Përgjithshëm vërejti se: “Emergjenca klimatike është një garë që po e humbin, por është një garë që mund ta fitojmë ... Shkenca e përparuar ... na thotë se çdo rritje temperature mbi 1,5 °C do të sjellë dëmtim madhor dhe të pakthyeshëm në ekosistemet që na mbështesin ... Por shkenca gjithashtu na thotë se nuk është tepër vonë. Ne mund t’ia dalim ...

Por na nevojiten transformime themelore në të gjitha aspektet e shoqërisë — mënyra se si rrisim ushqimet, se si përdorim tokën, se si e furnizojmë me karburant transportin dhe se si furnizojmë me energji ekonomitë tona ... Duke vepruar së bashku, nuk do të lëmë askënd prapa.”

Objektivi i samitit është të krijohet një plan për të kufizuar ngrohjen globale në më pak se 2°C [3,6 °F] mbi nivelet përpara industrializimit dhe të luftojmë për 1,5 °C [2,7 °F], objektivat ndërkombëtare të njohura zyrtarisht në Marrëveshjen e Parisit për Klimën. Provat shkencore  janë të qarta: ngrohja mbi këtë kufi do të sjellë ndikime katastrofike dhe të pakthyeshme që kërcënojnë shëndetin, begatinë dhe jetën e njerëzve në të gjitha kombet.

Ju përfaqësoni kombet më të zhvilluara të botës (të listuara më lart). Popullsia e kombinuar e kombeve tuaja është rreth 1,3 miliardë, rreth 17% e popullsisë botërore prej 7,7 miliardë njerëzish. Por, së bashku, kombet tuaja gjenerojnë 60% të prodhimit botëror ekonomik dhe kanë PBB-në (Prodhimin e Brendshëm Bruto) më të lartë për frymë.

Prioritetet e politikës suaj janë listuar më poshtë. Por, ju mund të propozoni ose bllokoni çdo politikë të disponueshme.
1. Subvenciononi energjinë e rinovueshme (p.sh. energjinë diellore, energjinë e erës, gjeotermike, energjinë hidrike dhe magazinimin e saj). Industria e energjisë së rinovueshme rritet me shpejtësi, por përbën më pak se 5% të furnizimit të energjisë në botë. Subvencionet do t’i ndihmojnë këto industri të rriten, duke krijuar vende pune në kombet tuaja (nëse mund të lini pas zhvillimin e teknologjisë së baterive në Kinë dhe vende të tjera në zhvillim). Magazinimi (p.sh. bateritë, magazinimi termik, energjia hidrike e pompuar) dhe teknologjitë “smart grid” lejojnë që energjitë e rinovueshme të ndryshme si era dhe dielli të integrohen në sistemin e energjisë ndërkohë që ofrojnë energji elektrike gjatë gjithë kohës.

2. Reduktoni shpyllëzimin. Shpyllëzimi aktualisht është përgjegjës për rreth 15% të emetimeve globale të gazeve të efektit serrë. Shumë prej këtij shpyllëzimi ndodh në pyjet tropikale të kombeve në zhvillim, duke përfshirë bazenin e Amazonës, Afrikën dhe Azinë Jugore/Juglindore. Mbrojtja e pyjeve mund t’i reduktojë ato emetime ndërsa ruan njëkohësisht biodiversitetin dhe mbron rezervat ujore.

3. Konsideroni pyllëzimin. Pyllëzimi është rritja e pyjeve të reja në tokat që nuk kanë pemë, ndonjëherë kjo është tokë që më parë ka qenë shpyllëzuar ose është degraduar. Me rritjen e pemëve, ato thithin CO2  nga atmosfera dhe e depozitojnë atë në biomasë dhe në tokë. Nëse implementohet në shkallë të gjerë, pyllëzimi mund të përdorë tokën që nevojitet për të korra ose blegtori, duke rritur kështu çmimet e ushqimeve. Konsideroni se sa tokë do të kërkonin politikat e pyllëzimit që propozoni ju dhe grupe të tjera.

4. Reduktoni emetimet e gazit metan, oksidit të azotit dhe gazeve të tjera të efektit serrë. CO2 është gazi kryesor i efektit serrë, por edhe gaze të tjera shkaktojnë një të katërtën e ngrohjes globale. Këto përfshijnë metanin (CH4), oksidin e azotit (N2O), dhe një gamë të gjerë kloro-fluorokarburesh dhe përbërës të tjerë të fluorinuar (të ashtuquajturat gazet F). Molekulë për molekulë, shumë prej gazeve që nuk janë CO2 do të kontribuojnë dhjetëra, qindra madje mijëra herë më shumë në ngrohjen globale gjatë shekullit të ardhshëm se CO2. Megjithëse përqendrimet e tyre janë të ulëta, ato rriten shpejt.

5. Vendosni nëse do të investonit në kërkim-zhvillim për një burim energjie me kosto të ulët dhe zero karbon. Disa shkencëtarë besojnë se një lloj i ri energjie bërthamore, si thorium fision ose fuzioni bërthamor, do të ofronte burimin më të mirë të energjisë për të zëvendësuar karburantet fosile, duke argumentuar se këto teknologji do të ofronin elektricitet me kosto të ulët dhe pa karbon në shkallë të gjerë. Një numër universitetesh dhe kompanish të njohura po eksplorojnë zgjidhje të reja të energjisë bërthamore. Por, këto energji aktualisht janë të padisponueshme dhe do të kërkonin investime të konsiderueshme për t’u bërë praktike në shkallë komerciale.

6. Vendosni nëse mund të bëhen zhvillime të konsiderueshme në teknologjinë e heqjes së karbonit. Fusha e re e teknologjisë së heqjes së dyoksidit të karbonit (CDR) kërkon metoda për të hequr gazin CO2 që ndodhet tashmë në atmosferë. Këto teknologji variojnë nga ndryshimet në praktikat bujqësore që mund të implementohen sot, deri te teknologjitë spekulative dhe të pavërtetuara si Direct Air Capture (DAC). Grupi juaj mund të vendosë të investojë në këto teknologji.

7. Konsideroni vendosjen e një çmimi për emetimet e CO2. Lëndët djegëse fosile vazhdojnë të dominojnë sistemin energjetik të botës, dhe gazi CO2 që ato emetojnë është deri më tani burimi më i madh i emetimeve të gazeve të efektit serrë. Ekonomistët janë dakord se një çmim për karbonin është mënyra më e mirë për të reduktuar emetimet globale të gazeve të efektit serrë. Konsideroni vendosjen e një çmimi për karbonin, që mund të prezantohet gradualisht me kalimin e kohës për t’i dhënë industrisë dhe konsumatorëve kohën e duhur për përshtatje. Të ardhurat mund t’i paguhen publikut, të ndihmojnë në kompensimin e kostove të politikave të tjera, të reduktojnë deficitet tuaja fiskale ose të ofrojnë ndihmë për kombet në zhvillim që të reduktojnë emetimet e tyre. Megjithëse çmimet e karbonit janë implementuar në disa nga vendet, shtetet dhe provincat tuaja, ato janë shumë më të ulëta se 30-50 dollarë ose më shumë për tonë CO2 siç rekomandojnë shumë ekonomistë. Industria e lëndëve djegëse fosile i kundërshton çmimet e karbonit, bashkë me kompanitë që varen shumë nga lëndët djegëse fosile.

Konsideratat shtesë

Ju e pranoni se ndryshimi i klimës është real, i shkaktuar kryesisht nga djegia e lëndëve fosile, dhe kjo mund të përbëjë rreziqe të rënda për popujt nëpër botë, duke përfshirë edhe popullin tuaj. Ndryshimi i klimës është një kërcënim serioz që minon sigurinë tuaj kombëtare, si edhe dëmtimi nga ndryshimi i klimës nxit gjithnjë e më shumë konfliktin dhe migracionin, që tashmë po shkakton përplasje dhe vendosjen e politikave anti-emigracion.

Në të njëjtën kohë, kombet tuaja varen nga lëndët djegëse fosile. Kombet tuaja janë përgjegjëse për 36% të emetimeve globale të gazeve të efektit serrë sot, dhe një fraksion shumë më të madh të emetimeve kumulative që prej revolucionit industrial. Ekonomitë e disa vendeve në grupin tuaj varen nga eksportet e lëndëve djegëse fosile, veçanërisht Rusia (naftë dhe gaz), Australia (qymyr) dhe Kanadaja (naftë nga rërat bituminoze). Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar synimin për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit për Klimën e vitit 2015 dhe qeveria federale e SHBA-së po anulon shumë politika miqësore për mjedisin. Në të njëjtën kohë, dhjetëra shtete dhe qindra qytete, konte dhe biznese në SHBA kanë deklaruar “jemi ende pjesë” dhe janë zotuar të plotësojnë ose të tejkalojnë pjesën e tyre të angazhimit të SHBA-së. Shumë qeveri dhe biznese po shohin se politikat miqësore për mjedisin janë të mira për ekonominë. Efikasiteti energjetik dhe energjitë e rinovueshme si era dhe energjia diellore, shpesh janë fitimprurëse, krijojnë vende pune dhe përmirësojnë shëndetin publik.

Ndërkohë që kombet tuaja përpiqen të reduktojnë emetimet e tyre të gazeve të efektit serrë, ju vini re se Kina është emetuesi më i madh në botë (28% e emetimeve globale) dhe vendet në zhvillim dhe ato në zhvillim të shpejtë kolektivisht emetojnë rreth 65% të emetimeve globale, edhe pse emetimet për person në ato kombe janë të ulëta.

Pjesa të shkëputura nga libri: Sfidat gglobale në Shekullin XXI.

Prof.Nijazi Halili 

Kolegji Universum, Prishtinë, Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat