Akuzat nuk qëndrojnë- Liria ka emër në Shqipëri Spaç- në Kosovë UÇK!

Analizë

Akuzat nuk qëndrojnë- Liria ka emër në Shqipëri Spaç- në Kosovë UÇK!

Nga: Besim Ndregjoni Më: 22 maj 2026 Në ora: 17:47
Ilustrim

Sot mbushen 53 vite kur u zhvillua Revolta e famshme antikomuniste e Spaçit me 21 maj 1973 , të burgosurit politikë, të dërmuar nga punët e rënda , kushtet e këqija, ushqimi i mangët, dhuna fizike, psikologjike dhe shkatrimi i orientuar e i komanduar i personalitetit njerzor, shpërthyen në një revoltë të paparë masive,  e cila do të jetoj gjatë në memorien kolektive se gjunzoi dhe tronditi pushtetin terroristit të Enver Hoxhës stalinistit të fundit në Europën e pasluftës së dytë botërore.Të burgosurit politikë nuk mund të pranonin që Flamuri Kombëtar kuq e Zi, Flamuri i Skënderbeut, i Ismail Qemalit e Isa Boletinit të njollosi me yllin e bolshevizmit. Në at revoltë me përmasa botërore  u hodh për here të pare simboli i demokracisë dhe  lirisë, “ E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”,këta shqiponja të lirisë ngritën  flamuri kombëtar pa yllin komunist. Për tre ditë u valvit në Spaç të Mirditës flamuri kombëtar falë qëndresës  mbinjerzore që treguan shqiponjat e lirisë përball plumbave dhe forcave të shumta ushtarake. Këta shqiptar trima patën për armë “Qëndresën” për plumba patën “Vullnetin” xhelatët kishin armë, plumba, mjete luftarake, forca të armatosura deri në dhëmbë. Për tre ditë vullneti dhe qëndresa triumfuan mbi armët dhe plumbat e diktaturës komuniste. Për tre ditë u valvit Flamuri kombëtar në Spaç të Mirditës. Mbas tre ditë lirie revolta antikomuniste  e Spaçit u shtyp me dhunë e gjak nga trupat ushtarake të një shteti diktatorial . Nxitësit e saj , organizatorët dhe pjesmarrsit kryesorë , u ndëshkuam me tortura çnjerzore me rritje e ridenime në birucat e Degës Mbrendshme Rreshen, dhe të kampit çfarosës, ku katër herojë tanë Hajri Pashai, Dervish Bejko, Pal Zefi, dhe Skënder Daja u denuan me pushkatim, sot këta heroj na bëjnë  krenar që mbrojtën flamurin,që shqiponjat e lirisë që përballuan vuatjet , torturat staliniste, dhe i treguan Shqipnisë se Liria është shenjtëria e Atdheut. Dhe poeti i madh Haveli shqiptar pjesëmarrës në at revoltë  Havzi Nela do të krijonte poemën  dhe do ta memorizonte në vargje këtë ngjarje heroike.“E duam Shqipërinë si Europa” e përsëritën në 90, studentat e dhjetorit, për katër ditë rrjesht në qytetin studenti por mbas katër ditësh, situatën e morën në dorë poltikanët e ideollogjizuar të komunizmit,  dhe formalisht krijuan parti politike sikur po ndërtonin demokraci, sikur ishin antikomunistë, shanin çdo orë diktatorin, dhe diktaturën e mbronin dhe mbrojnë dhe sot mbas tre dekadave pa e dënuar me ligj. “Një demokraci pa vlera, -kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia. Sot klasa politike shqiptare e post 90 ka dështuar në ndërtimin e demokracisë, se ajo nuk u shkëput nga ideologjia komuniste. Kjo klasë politike ndërtoi jo shtet të së drejtës, por shtet të korruptuar. Sot është vetmi shtet në Europë që ska prona, shqiptarët pronar të ligjshëm, dhe të trashëguar, janë pa pronat e tyre, dhe  shteti ska pronën e vetë shterore, pronat në Shqipëri janë marrë jo me forcë si në diktaturën e Enver Hoxhës, por me ligjin 7501 të PS. E  PD.

Për çdo gjë flitet në Shqipëri vetëm për të kaluarën diktatoriale nuk flitet. Jepen filmat e realizmit socialistë në Tv.kombëtare, artistët që përbuzën antikomunitat nderohen, dhe ata nuk muarën gjatë tre dekadave të ju kërkonin falje për përçmimin që u banë këtyre shqiptarve antikomunistë që e përballuan diktaturën dhe me humbje jete! Opozita nga antikomuniste në 90 në 2026 është kthyer fasadë e këtij pushtetit politikë nga më të korruptuarit në Europë që drejtohet nga një mazhorancë që mbron me fanatizëm ideologjinë e diktaturës duke mohuar të drejtat dhe liritë e antikomunistave. Sot nuk flitet për 6000 burra gra fëmijë të pushkatuar dhe që ju ka zhdukur kufomat nga diktatori, as  për 36.000 burra dhe gra që provuan burgjet dhe kampet çfarosëse të komunizmit, as për zhdukjen e mijëra institucjoneve fetare, për vrasjen e klerikëve të të gjitha besimeve në Shqipëri. Dhe ka 35  vite që kjo mazhorancë, dhe kjo opozitë  nuk ka ndërgjegjësimin të i dënojn  këto krime,  po vazhdojn propagandën në nderim të diktatorit Hoxha. Ne nuk lejuam hakmarrje individuale, ndaj xhelatëve të komunizmit, por ja kaluam drejtsise ta dënoi krimin enveristë. Ne përçuam paqen politika e majtë përçon urrejtjen. E ashtuquajtura e djathta hesht.

Sot këtë  përvjetor ne po e kremtojnë në një situatë politike të turbullte ndaj të drejtave dhe lirive të shqiptarve. 53 vita Akuzat e diktaturës për Spaçin nuk qëndrojnë, por Partia Socialiste komuniste, dhe Partia demokratike heshtin për Akuzat e Spaçit dhe nuk i nderojnë Pal Zefin, Hajri Pashain, Dervish Bejkon, e trimin 20 vjeçar Skënder Dajën. Por nderojnë marksitë –leninistët e fundit të diktaturës.

Populli shqiptar i Kosovës dhe i viseve të tjera në Ballkan mbas një rezistence gjysëm shekullore ndaj pushtuesve sllavë,  luftuan dhe fituan lirinë e tyre, por qarqet anti shqiptare sllave duan ta njëllosin luftën e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës me gjygje formale në Hagë. Sot në Hagë nuk dënohen Presidenti Thaçi, As Kryetaret e Kuvendit Krasniqi dhe Veseli, as Komandanti hero  Selimi, por duan të dënojnë lirinë e Kosovës, sllavo maqedoncit duan të dënojnë gjuhën shqipe, atë gjuhë më të vjetrën në europë. Koha i zhduki shumë perandori të fuqishme, por kombin shqiptar nuk mundi dhe as nuk do të mundi ta asimiloi. Akuzat nuk qëndrojnë se ata mbrojtën popullin dhe shtetin e tyre. Liria ka një emër në Shqipëri Spaç-

 në Kosovë UÇK.

Sot, shqiptarët dhe shqiptaret janë të djegun për liri e demokraci. Ata janë të sigurt që, nëse e tashmja ashtë grabitë nga oligarkët e pseudo-politikës në Shqipëri, e ardhmja i takon lirisë dhe demokracisë për të gjithë! 

Sot UÇK që mbrojti popullin shqiptar të Kosovës po gjykohet në Hagë. Pse, se mbrojti lirinë, se u mbrojte nga gjenocidi serbe,  Europa për tre dekada  hesht ndaj genocidit komunist ne Shqipëri, dhe ndaj gjenocidit serbë , në Kosovë. Si mund ti mohojsh një populli nga më të vjetrit në Europë gjuhën shqipe, siç po ndodh në Maqedoninë e Veriut.  Çdo shqiptar është i vetditshëm se pa mbrojt demokracinë ne nuk kemi liri!

Sot në në këtë ditë të shënuar të 53 vjetorin e Spaçit ne nderojmë 4 herojt e Spaçit që dhanë jetën për lirinë e shqiptarve dhe flamurin kombëtar, dhe përkrah tyre mbrojmë luftëtarët trima të Kosovës kreshnike Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin, e Rexhep Selimin, që gjykohen në Hagë pa Akuzë. Akuzat mbas 53 vitesh nuk qëndrojnë as në Spaç , as në Hagë! Sot në këtë 53 vjetor të Spaçit dhe gjykimit në Hagë na vijnë në mendje thirrja e Nanës Tereze e cila sot është e Shejta Tereze kur në Rinas në vitin 1997 Tha: 

O Zot , Hiqja mallkimin tand Popullit Shqiptar!

Spaçi është fitimtar mbi diktaturën, në Hagë Liria e Kosovës do të fitoi!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat