Kim Jong Un urdhëron ekzekutimin e një burri që shiste CD me këngët e Koresë së Jugut

Azia

Kim Jong Un urdhëron ekzekutimin e një burri që shiste CD me këngët e Koresë së Jugut

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:42
Kim Jong Un

Kim Jong Un, lideri i Koresë së Veriut ka urdhëruar ekzekutimin e një burri vetëm se ai shiste CD me këngë të Koresë së Jugut.

Pasi e ekzekutoi Lee, me urdhër të tij, Kim Jong Un kërkoi që të monitorohet edhe familja e tij të monitorohet në mënyrë që të mos e kryejnë përsëri këtë “krim shumë të rëndë”.

Lee u arrestua në Wonsan, Provinca Gangwon. Dyzet ditë pas arrestimit, ai u ekzekutua në shesh, në prani të 500 njerëzve, përfshirë familjen e tij.

Njeriu që u ekzekutua ishte një menaxher i prodhimit në Komisionin e Menaxhimit të Bujqësisë Wonsan. Ai u akuzua nga autoritetet lokale për veprimtari antisocialiste dhe tregti me video propagandistike të Koresë së Jugut. Padia e autoriteteve lokale ishte e mjaftueshme që Kim Jong Un të urdhërojë ekzekutimin e Lee.

Sipas aktakuzës, Lee u arrestua nga ekipi i kontrollit lokal, ndërsa shiste në mënyrë të paligjshme CD me filma dhe muzikë të Koresë së Jugut. Gruaja, vajza dhe djali i tij u detyruan të merrnin pjesë në ekzekutim, duke e bërë aktin edhe më të dhimbshëm.

Autoritetet e Koresë së Veriut thanë në një deklaratë se “ky ishte ekzekutimi i parë për veprim antisocialist në Provincën Gangwon, në përputhje me ligjet në fuqi. Reaksionarët nuk duhet të jetojnë pa frikë në shoqërinë tonë”, shtuan autoritetet e Koresë së Veriut në një deklaratë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat