Çfarë po ndodh në aeroportin e Kabulit? Talebanët krijojnë ‘unazë çeliku’, frikë për pengëmarrjen e të huajve

Azia

Çfarë po ndodh në aeroportin e Kabulit? Talebanët krijojnë ‘unazë çeliku’, frikë për pengëmarrjen e të huajve

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 23:45
Pamje nga Afganistani

Talebanët kanë krijuar një “unazë çeliku” rreth aeroportit në Kabul, ku sipas raportimevem avionët amerikanë janë duke u nisur thuajse bosh, pasi me qindra e mijëra afganë nuk janë duke u lejuar që të futen në mjediset e aeroportit.

Thuhet se talebanët janë duke ndaluar këdo që nuk ka pasaportë të huaj që të hyjë në aeroport ndërsa të huajt si britanikë apo gjermanë thonë se kanë ngecur në trafik, duke mos pasur mundësi të kalon përmes turmave.

Situata e krijuar po ushqen frikën se aleatët e Perëndimit thuajse nuk kanë më shpresë që të dalin nga Afganistani.

Po ashtu, ekziston frika që mbështetësit e perëndimit të përfundojnë në pengje të talebanëve.

Aeroplanët gjigantë amerikanë janë duke u ngritur nga pista me një mesatare prej 100 pasagjerësh nga Kabuli ndërsa ata kanë mundësi që të mbajnë deri në 600 të tillë.

Më herët, DASH dhe ambasada amerikanë në Afganistan ngritën shqetësimin se talebanët nuk po lejojnë afganët që duan të largohen që të futen në aeroport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat