Sekuestrohet rekord droge e llojit metameftaminë, autoritetet: Vlera e saj rreth 55 mln euro

Azia

Sekuestrohet rekord droge e llojit metameftaminë, autoritetet: Vlera e saj rreth 55 mln euro

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 08:53
Pamje nga aksioni

Policia e Laosit ka sekuestruar sasinë më të madhe të drogës të regjistruar ndonjëherë në Azi.

Mësohet se janë sekuestruar 1.5 ton metameftaminë Kristal, vlera e së cilës përllogaritet më shumë se 55 mln euro.

"Oficerët kapën një kamion që mbante 55 milionë tableta metamfetamin," tha agjencia e krimit e OKB-së.

Zbulimi erdhi pasi policia ndaloi një kamion që transportonte arka birre në Bokeo, i cili kufizohet me Tajlandën dhe Mianmarin.

Zona - e njohur si Trekëndëshi i Artë - ka një histori të gjatë si një nga pikat kryesore të prodhimit të drogës.

Jeremy Douglas, përfaqësues rajonal i Azisë Juglindore për Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), i tha BBC-së se "deri më tani ishte konfiskimi më i madh në historinë e Azisë Lindore dhe Juglindore".

Rekordi vjen pasi policia ka sekuestruar së fundmi 16 milionë tableta amfetamine të kombinuara në dy operacione të veçanta në të njëjtën zonë gjatë një periudhe njëjavore.

Tabletat e metamfetaminës ishin futur  në arkat e birrës Lao Brewery.

Kompania e birrës Lao tha në një deklaratë se nuk kishte "asnjë përfshirje në këtë rast".

“Ne jemi thellësisht të zhgënjyer që arkat tona janë përdorur si mbulesë për aktivitete të paligjshme dhe nuk do të hezitojmë të ndërmarrim veprime të menjëhershme ligjore ndaj kujtdo që keqpërdor asetet e kompanisë sonë”, thuhet në një deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat