Aeroplani i ushtrisë japoneze me dy anëtarë të ekuipazhit zhduket nga radari

Azia

Aeroplani i ushtrisë japoneze me dy anëtarë të ekuipazhit zhduket nga radari

Më: 31 janar 2022 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Aeroplani luftarak F-15 i ushtrisë japoneze është zhdukur pasi është ngritur në ajër nga baza ajrore Komtasu në pjesën qendrore të prefekturës japoneze Ishikawa.

Aeroplani luftarak me dy anëtarë ekuipazhi u ngrit në ajër për të kryer ushtrimin e planifikuar, por kontakti me radar u ndërpre rreth orës 17:30 dhe atë pesë kilometra nga baza mbi detin japonez.

Forcat ajrore japoneze gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit, kanë gjetur disa objekte “pluskuese” në lokacionin ku është ndërprerë kontakti me radar.

Rojet bregdetare kanë pranuar thirrje pasi që është vërejtur një lloj “shkëlqimi” larg brigjeve Kage. Aeroplani i zhdukur i përkiste skuadriljes që operon si aeroplan luftarak gjatë stërvitjeve taktike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat