Në K.Veriore mund të jenë rreth një milion raste me COVID-19

Azia

Në K.Veriore mund të jenë rreth një milion raste me COVID-19

Më: 16 maj 2022 Në ora: 09:28
Lideri verikorean, Kim Jong-un.

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka kritikuar zyrtarët shëndetësorë dhe ka urdhëruar ushtrinë që të ndihmojë në shpërndarje të ilaçeve, teksa një valë e infektimeve me koronavirus është duke u zgjeruar në këtë shtet.

Më shumë se një milion njerëz tashmë janë sëmurë nga ajo që Pheniani e quan “temperaturë”, ka thënë media shtetërore.

Rreth 50 njerëz kanë vdekur, mirëpo ende nuk dihet numri i atyre që dyshohet se kanë rezultuar pozitivë në koronavirus.

Koreja Veriore ka kapacitete të kufizuara për testime, andaj edhe konfirmohen më pak raste.

Aktualisht në këtë shtet po zbatohet masë e izolimit kombëtar.

Disa ekspertë besojnë se virusi ka qenë prezent tash e një kohë në këtë shtet, pavarësisht se autoritetet kanë bërë të ditur rastin e parë zyrtarisht më 12 maj.

Ata besojnë se ky shtet me popullsi prej 25 milionë banorësh është i cenueshëm, pasi Koreja Veriore nuk ka dhënë vaksina kundër koronavirusit dhe ka refuzuar furnizimet me vaksina nga prodhuesit AstraZeneca dhe Sinovac.

Mënyra e vetme e Koresë Veriore për të luftuar koronavirusin ka qenë përmes mbylljes së kufijve të jashtëm prej janarit të vitit 2020.

Autoritetet verikoreane kanë vënë edhe ndalesa në importimin e disa produkteve, çka ka ndikuar në mungesa në ushqim dhe dobësim të ekonomisë./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat