Një aeroplan përfshihet nga zjarri në Korenë e Veriut, autoritetet evakuojnë 169 pasagjerë dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit

Azia

Një aeroplan përfshihet nga zjarri në Korenë e Veriut, autoritetet evakuojnë 169 pasagjerë dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit

Më: 28 janar 2025 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Katër persona janë lënduar pasi një zjarr shpërtheu një aeroplan të mbushur me pasagjerë në Korenë e Jugut – disa javë pasi një tjetër katastrofë aeroplani në Korenë e Jugut la 179 të vdekur.

Pamjet e tmerrshme tregojnë flakët dhe tymin që burojnë nga Airbus në aeroportin ndërkombëtar Gimhae në Busan, ndërsa pasagjerët përpiqen të dalin nga aeroplani.

Ndonëse fillimisht nuk u raportua për viktima, shërbimet zjarrfikëse kanë konfirmuar se katër pasagjerë kanë pësuar lëndime jo të rrezikshme për jetën – teksa po luftonin për të frenuar zjarrin që shpërtheu në bishtin e aeroplanit sot.

Aeroplani i Air Busan shpërtheu në flakë rreth orës 22:26 me orën lokale, duke detyruar 169 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit në bordin e fluturimit për në Hong Kong, të evakuohen në një rrëshqitëse të fryrë me ajër.

Shërbimet e urgjencës thanë se zjarri filloi pak çaste para nisjes dhe u përhap me shpejtësi në trupin e aeroplanit.

Ndërsa shërbimet e urgjencës besojnë se të gjithë 176 personat në bord u shpëtuan, ata thanë se ishin ende në kërkim të njerëzve brenda aeroplanit ‘për çdo rast’.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje në orën 22:34 dhe kanë fikur plotësisht zjarrin në orën 23:31.

Aeroplani është një model Airbus A321, sipas të dhënave të gjurmimit të FlightRadar23.

Prodhuesi i aeroplanëve Airbus tha se është në dijeni të raporteve në lidhje me incidentin, dhe se është duke u lidhur me Air Busan.

Linja ajrore Air Busan është pjesë e Asiana Airlines, e cila në dhjetor u ble nga Korean Air. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat