Izraeli urdhëron evakuimin e fshatrave në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

Azia

Izraeli urdhëron evakuimin e fshatrave në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

Më: 18 shtator 2025 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Ushtria izraelite ka dhënë sot urdhër për evakuimin e disa fshatrave në jug të Libanit, në prag të një fushate të re sulmesh ajrore ndaj lëvizjes shiite Hezbollah, të cilën e cilëson si një organizatë terroriste pro-iraniane.

“Ushtria e Mbrojtjes së Izraelit do të ndërmarrë goditje ndaj infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut në disa zona të Libanit jugor, në të ardhmen e afërt,” deklaroi zëdhënësi i ushtrisë izraelite, kolonel Avichay Adraee, në një mesazh në rrjetet sociale, të publikuar në gjuhën arabe.

Sipas Adraee, ky reagim vjen si përgjigje ndaj “përpjekjeve të ndaluara të Hezbollahut për të rikthyer aktivitetin ushtarak në këtë rajon”.

Tensionet në kufirin mes Izraelit dhe Libanit janë rritur ndjeshëm në javët e fundit, ndërkohë që përplasjet mes forcave izraelite dhe Hezbollahut janë bërë më të shpeshta, duke rrezikuar hapjen e një fronti të dytë lufte, përveç atij në Rripin e Gazës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat