Izraeli do të hapë nesër pikën e vetme kufitare që lidh Bregun Perëndimor dhe Jordaninë

Azia

Izraeli do të hapë nesër pikën e vetme kufitare që lidh Bregun Perëndimor dhe Jordaninë

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Izraeli njoftoi se do të rihapë kalimin e vetëm kufitar mes Bregut Perëndimor dhe Jordanisë.

Kjo pikë kufitare u mbyll të premten e kaluar, pasi një shofer që po transportonte ndihma humanitare nga Jordania drejt Gazës hapi zjarr dhe vrau dy ushtarë izraelitë që ndodheshin aty. Izraeli e hapi kalimin për pak kohë të hënën, por të martën e mbylli përsëri për një kohë të pacaktuar.

Sipas Drejtoria së Përgjithshme të Sigurisë së Jordanisë, kalimi do të hapet për udhëtarët nesër. Megjithatë, nuk u dha asnjë informacion mbi lejen për kalimin e mallrave.

Kalimi Allenby/Karama është arteria kryesore rrugore për banorët e Bregut Perëndimor që udhëtojnë jashtë vendit dhe përdoret gjithashtu nga tregtarët që transportojnë mallra drejt Jordanisë dhe e anasjellta.

Sipas autoriteteve izraelite vendimi për hapjen e pjesshme të kalimit u mor në bazë të “udhëzimeve nga instancat politike”.

Kamionët që transportojnë ndihma për në Rripin e Gazës, të cilët zakonisht kalojnë nga kjo pikë kufitare, nuk do të lejohen të kalojnë sipas udhëzimeve aktuale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat