Brooklyn Beckham ndan momente të veçanta me bashkëshorten Nicola Peltz

Bota e Yjeve

Brooklyn Beckham ndan momente të veçanta me bashkëshorten Nicola Peltz

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 12:25
Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz Beckham

Brooklyn Beckham ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fjalë emocionuese për bashkëshorten e tij, Nicola Peltz, me rastin e festës së Thanksgiving-ut.

Ai ka treguar se këtë vit kanë organizuar për herë të parë së bashku darkën e kësaj feste, duke e cilësuar përvojën si shumë të bukur dhe argëtuese.

“Gëzuar Thanksgiving-un! Unë dhe bashkëshortja ime organizuam Thanksgiving-un tonë të parë dhe nuk mund të ishte më argëtues. Të dua shumë, Nicola Peltz Beckham, dhe jam shumë mirënjohës për ty dhe gjithçka që bën. Ti je e gjithë bota ime. Shpresoj që të gjithë të kenë kaluar një Thanksgiving të mrekullueshëm”, ka shkruar Brooklyn.

Image
Brooklyn Beckham

Me këtë dedikim, ai ka shprehur publikisht dashurinë dhe mirënjohjen për bashkëshorten e tij.

Legjenda e fotos: Brooklyn Beckham ndan një dedikim romantik për bashkëshorten Nicola Peltz, pas festimit të parë të Thanksgiving-ut që organizuan së bashku.

Image
Brooklyn Beckham
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat