Në vitin 2020 në botë u vranë 42 gazetarë, shumë ka të burgosur, shpesh pa kurrëfarë padie

Bota

Në vitin 2020 në botë u vranë 42 gazetarë, shumë ka të burgosur, shpesh pa kurrëfarë padie

Nga: B.S. Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 10:16
Një protestë për gazetarët e vrarë

Në të gjithë botën, 42 gazetarë dhe punëtorë të tjerë të mediave janë vranë në vitin 2020 dhe më shumë se 200 janë burgosën për shkak të kryerjesë së punës së tyre, ka njoftuar të enjten Federata ndërkombëtare e gazetarëve (IFJ).

Raporti është botuar në prag të Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Sipas IFJ-së, shumica e gazetarëve janë vrarë në Meksikë, 13 sish, dhe për herë të katërt në pesë vjet, vendi kryeson listën famëkeqe.

Pesë gazetarë janë vranë në Pakistan, dhe nga tre në Afganistan, Indi dhe Irak dhe Nigeri.

Federata e Gazetarëve, e cila mbledh së bashku 600,000 anëtarë në 150 vende, po ashtu tërheq vërejtjen për një numër të madh të gazetarëve të burgosur, shpesh pa kurrëfarë padie.

"Këto të dhëna hedhin dritë mbi abuzimet serioze të qeverive që kërkojnë të shmangin çdo thirrje për përgjegjësi ndaj publikut dhe burgosin gazetarët dhe ua mohojnë procedurat ligjore," tha kryetari i IFJ-së Younes Mjahed.

Numri marramendës i kolegëve tanë në burgje "është përkujtues kthjellues i çmimit që paguajnë gazetarët në të gjithë botën për të zbuluar të vërtetën në interesin publik", shtoi ai.

Megjithëse numri i gazetarëve të vrarë dhe të ndaluar është në një trajektore rënëse, aktivistët e të drejtave të njeriut paralajmërojnë mungesë interesi për problemet me të cilat përballen gazetarët, përfshirë kërcënimet me vdekje dhe kërcënimet e vazhdueshme.

Një video konferencë e organizuar nga qeveria Hollandeze dhe UNESCO mbi lirinë e medias ka filluar në Hagë këtë mëngjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat