Guvernatori i Leningradit: Situata në anijen ruse është nën kontroll

Bota

Guvernatori i Leningradit: Situata në anijen ruse është nën kontroll

Nga: A.SH. Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 20:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Guvernatori i rajonit të Leningradit në Rusi ka dhënë një përditësim lidhur me gjendjen e anijes së mallrave Sparta II, e cila dyshohet se u godit nga një dron ukrainas, përcjell Bota sot.

Në një postim në Telegram, Alexander Drozdenko bëri të ditur se një anije ruse e shpëtimit ka mbërritur pranë anijes së sulmuar.

Sipas tij, bazuar në deklarimet e ekuipazhit, nuk ka pasur nevojë për evakuim dhe situata në bord është nën kontroll.

“Ekuipazhi po kryen operacionet e nevojshme dhe planifikon të vazhdojë udhëtimin”, shkroi Drozdenko.

Edhe një zëdhënës i Rojës Kufitare të Finlandës dha të njëjtin vlerësim për situatën, por shtoi se anija ende është duke u djegur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat