Cilat vende kanë raportuar variantin e ri të coronavirusit që u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar?

Bota

Cilat vende kanë raportuar variantin e ri të coronavirusit që u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar?

Më: 9 janar 2021 Në ora: 00:44
Foto ilustrim

Rreth 45 vende e kanë identifikuar deri më tani variantin e coronavirusit që u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, derisa ekspertët paralajmërojnë se më shumë vende mund të raportojnë rritje të mprehta të rasteve përgjatë javëve të ardhshme.

Sipas The Guardian, 13 nga këto vende kanë regjistruar transmetimin brenda komunitetit të variantit B117, i cili përhapet më shpejt dhe e ka vendosur Anglinë në një bllokim të tretë.

Varianti u identifikua për herë të parë në qarkun Kent në muajin shtator, derisa vlerësohet të jetë rreth 56 për qind më i transmetueshëm se sa variantet e mëparshme.

Image

Derisa është e pamundur të dihet saktësisht se ku gjendet ky variant dhe si do të zhvillohen rastet në të ardhmen, pamjet e mëposhtme ndihmojnë të tregojnë vendndodhjen e tij dhe cilat vende ‘vuajnë’ nga rritjet e COVID-19.

Vendet përfshirë Francën, Spanjën, Portugalinë, Gjermaninë dhe Italinë, kanë identifikuar transmetimin lokal sipas faqes së gjurmimit Cov-lineages.org.

SHBA-ja gjithashtu ka identifikuar transmetimin lokal në pesë shtete individuale.

Ku kanë udhëtuar njerëzit nga Mbretëria e Bashkuar?

Image

Mbetet ende e paqartë se si kontrollet e rrepta të kufijve dhe masat e karantinës do të përmbajnë përhapjen ndërkombëtare të variantit, raporton The Guardian.

Por edhe para se një mori vendesh të mbyllnin kufijtë e tyre me Mbretërinë e Bashkuar gjatë periudhës së Krishtlindjes, qindra mijëra njerëz kishin fluturuar nga MB-ja në vendet e tjera.

Shifrat e siguruara nga kompania e të dhënave të udhëtimit OAG, tregojnë se fluturimet me një kapacitet të kombinuar prej më shumë se 8 milionë, ishin planifikuar të niseshin nga Mbretëria e Bashkuar nga tetori në dhjetor.

Derisa këto statistika nuk marrin parasysh disa anulime të njoftimeve të shkurtra dhe nuk dihet se sa pasagjerë përfundimisht hipën në aeroplanë, shifrat sugjerojnë se qindra mijëra njerëz udhëtuan nga Mbretëria e Bashkuar derisa varianti zuri vend.

Destinacioni kryesor për fluturimet që kishin në plan të niseshin nga Mbretëria e Bashkuar ishte Spanja, e cila vendosi një ndalim udhëtimi më 22 dhjetor, tre muaj pasi varianti u identifikua për herë të parë.

Image

Ekspertët paralajmërojnë se tashmë kjo ka të ngjarë të ketë përhapur variantin në të gjithë botën, dhe se është vetëm çështje kohe para se të identifikohet në numra më të mëdha.

Cilat vende kanë shënuar rritjet më të mëdha gjatë gjatë Krishtlindjes?

Derisa është e vështirë të llogaritet rritja e numrit të rasteve me variante pa mbikëqyrje të mirë, zbulohet se disa vende të tjera krahas Mbretërisë së Bashkuar tashmë po përballen me rritjet e infeksionit pas periudhës së Krishtlindjes.

Rreth 24 vende regjistruan më shumë raste të reja të coronavirusit në javën që mbaron më 4 janar, se sa në javën që mbaron më 21 dhjetor. Kjo përfshin Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut, dhe SHBA-në, shkruan The Guardian.

Midis vendeve me më shumë se 3 milion njerëz dhe me një normë totale të rasteve mbi një në 100 deri më tani, rastet janë dyfishuar në tre vende gjatë periudhës së Krishtlindjes në: Irlandë, Bolivi, Izrael.

Mbretëria e Bashkuar pësoi rritjen më të madhe dhe rritjen më të madhe absolute, duke regjistruar 203 mijë raste të reja në javën që përfundon më 21 dhjetor dhe 383 mijë në javën që përfundon më 4 janar. Kjo shënon një rritje të rasteve të reja prej 88 për qind.

Nga 24 vendet që kanë përjetuar rritje në rastet e reja gjatë Krishtlindjes, 10 vende kanë identifikuar zyrtarisht variantin e Mbretërisë së Bashkuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat