Navalny pas ndalimit nga forcat policore në Moskë: Nuk kam frikë, akuzat ndaj meje janë trillime

Bota

Navalny pas ndalimit nga forcat policore në Moskë: Nuk kam frikë, akuzat ndaj meje janë trillime

Më: 17 janar 2021 Në ora: 19:44
Alexei Navalny

(E plotësuar) Figura kryesore e opozitës ruse dhe kritiku kryesor i Kremlinit, Alexey Navalny, u arrestua nga policia lokale të dielën, disa momente pas kthimit në vend.

Ai u mor me vete “nga oficerët e policisë në kufi” pa shpjegime, shkroi zëdhënësi Kira Yarmysh, raporton cnn.

Navalny dhe gruaja e tij, Julia po ktheheshin nga një qëndrim pesë-mujor në Gjermani, ku u shërua nga helmimi me agjent nervor të shkallës ushtarake Novichok.

Pas arritjes në Moskë, Navalny u tha gazetarëve, se “Kjo është dita më e mirë në pesë muajt e fundit”.

“Të gjithë po më pyesin nëse kam frikë. Unë nuk kam frikë”, shtoi ai. “Ndihem plotësisht mirë duke ecur drejt kontrollit kufitar. Unë e di që do të largohem dhe do të shkoj në shtëpi sepse kam të drejtë dhe të gjitha çështjet penale kundër meje janë të trilluara”, pohoi ai.

Kritikuesi shumëvjeçar i presidentit rus. Vladimir Putin, Navalny u vendos në listën federale të të kërkuarve gjatë rikuperimit në Gjermani, në lidhje me një rast mashtrimi të vjetër që polikani e hodhi poshtë si e motivuar politikisht.

Lajmi i fundit: Navalny arrestohet me të zbritur në Rusi

Fillimisht e helmuan, tani Putin urdhëron arrestimin e Navalnyt.

Policia ruse ka arrestuar kritikun më të madh të Vladimir Putinit, Alexei Navalny, pasi kishte arritur në Rusi të dielën, këtë e ka konfirmuar avokati i tij, nga burgu dhe dëshmitarët për Reutersin.

Kjo është hera e parë që Navalny kthehet në shtëpi pasi ishte helmuar verën e kaluar. Aeroplani ku ishte, kishte ateruar në një aeroport tjetër të Moskës nga ai që ishte paralajmëruar.

Navalny është arrestuar kur po u tregonte pasaportën e tij zyrtarëve të kufirit para se zyrtarisht të futej në Rusi, thanë dëshmitarët. Gruaja e tij, zëdhënësi dhe avokati i tij janë lejuar të futen në Rusi.

Navalny është shëruar në Gjermani ndërkohë që është provuar shkencërisht se ai ishte helmuar. Putin e kishte akuzuar se ai kishte helmuar vetën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat