Gjeniu pa shkollë/ Larry king, fat në profesion jo në jetën private

Bota

Gjeniu pa shkollë/ Larry king, fat në profesion jo në jetën private

Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:53
Larry King

Larry King nuk shkoi kurrë në universitet. Iu desh të fillonte punë me të mbaruar gjimnazin.

Ishte 23 vjeç dhe punonte në një poste kur u zhvendos në Miami me këshillë të një moderator të CBS i cili i tregoi sesi tregu mediatik në rritje ofronte asokohe mundësi të mirë për moderator radiofonikë pa eksperiencë. Mungesa e arsimit të lartë nuk e pengoi të shndërrohej në ikonën e televizionit që bota njeh sot.

Gjatë kohës që kaloi tek CNN, king fitoi dhjetëra çmime dhe emri i tij u kalua ne hollin kombëtar të famës së radios e shoqatës së transmetuesve. Përgjatë 25 vitesh, intervistoi mijëra njerëz të famshëm, politikanë, liderë botërore e figura të tjera publike. Në 1992 fitoi një çmim Peabody për mbulimin që i bëri zgjedhjeve presidenciale. Por ndërsa karriera e tij shkëlqeu, nuk pati dhe aq fat në dashuri. Larry king u martua tetë herë, lidhje këto nga të cilat kishte pesë fëmijë.

Moderatori legjendar, i shtruar në spital pas infektimit me Covid, u shua një ditë më parë. Mendohet se virusin e ka marrë nga një punonjës shëndetësor, që shkoi ta vizitonte në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat