Australia aprovon vaksinën Pfizer dhe paralajmëron vonesat e AstraZeneca

Bota

Australia aprovon vaksinën Pfizer dhe paralajmëron vonesat e AstraZeneca

Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Australia miratoi sot për përdorim  vaksinën  Pfizer-BioNTech, por paralajmëroi se problemet ndërkombëtare të prodhimit të vaksinës Astrazeneca do të sjellin nevojën për të filluar sa më parë fushatën e vaksinimit, raporton Reuters.

Vaksinimi i grupeve prioritare me vaksinën Pfizer do të fillojë në shkurt me 80.000 doza në javë, tha ministri i shëndetësisë Greg Hunt.

Pfizer i ka thënë Australisë se parashikon furnizim të vazhdueshëm me vaksina, por vetëm në fund të shkurtit do të ofronte udhëzimet për përdorim global.

Miratimi i Pfizer erdhi pasi prodhuesi i AstraZeneca i tha të premten, më 22 janar shteteve evropiane se do të shkurtonte dërgesat me 60 % në tremujorin e parë , për shkak të problemeve të prodhimit.

“Vaksina AstraZeneca nuk është aprovuar ende nga Australia, e cila pret të fillojë furnizimin e brendshëm me këtë vaksinë në Mars, me herët nga sa ishte planifikuar, me një milion doza në javë, “ tha Hunt.

Australia ka vendosur një objektiv prej 4 milion doza vaksinash deri në prill. Ajo është zotuar gjithashtu të furnizojë me vaksina vendet e ishullit Paqësor.

Vaksina Pfizer është aprovuar përkohësisht nga Administrata e Mallrave Terapeutike  për australianët e moshës 16 vjeç e lart.

Personeli i karantinës, punonjësit shëndetësorë të vijës së parë dhe personeli i kujdesit për të moshuarit do të jenë grupet e para që do të vaksinohen .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat