I kërkoi burrit të dalë nga shtëpia pasi ishte infektuar me COVID-19, mbyt gruan e tij – e godet me mjete të ndryshme të forta

Bota

I kërkoi burrit të dalë nga shtëpia pasi ishte infektuar me COVID-19, mbyt gruan e tij – e godet me mjete të ndryshme të forta

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:04
Hussein Egal dhe Maryan Ismail

Një shofer i autobusit rrahu për vdekje gruan e tij, kur ajo i kërkoi që të qëndrojë jashtë shtëpisë pasi që infektuar me coronavirus.

Hussein Egal, 66-vjeç, mbyti gruan e tij 57-vjeçe Maryan Ismail në apartamentin e tyre në Edmonton në veri të Londrës, gjatë izolimit të prillit të vitit të kaluar.

Në seancën gjyqësore është bërë e ditur se sulmuesi kishte përdorur mjete të ndryshme të forta për ta goditur gruan – përfshirë këmbët e  tavolinë, shkallë dhe shufra tjera.

Image

E Egal ka pranuar se e ka mbytur, por ka refuzuar kategorikisht se e kishte bërë me qëllim. Ismail që punonte si pastruese në një shkollë, ishte gjetur pjesërisht e zhveshur në dysheme dhe e mbuluar në gjak.

Ekipi i forenzikës ka konstatuar se janë identifikuar 68 plagë të ndryshme në të gjitha pjesët e trupit. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat