Milorad Dodik merret në pyetje nga Prokuroria e BeH për shkak të aferës ‘Ikona’

Bota

Milorad Dodik merret në pyetje nga Prokuroria e BeH për shkak të aferës ‘Ikona’

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:44
Milorad Dodik

Kryetari i Presidencës së Bosnjës e Herzegovinës, Milorad Dodik është marr në pyetje nga Prokuroria e këtij vendi.

Sipas Prokurorisë, Dodik u pyet lidhur me cështjen e njohur si “Ikona”, mirëpo nuk ka dhënë më tëpër detaje lidhur me këtë seancë.

Më 20 janar, Prokuroria e BiH njoftoi se prokurori i përkohshëm në çështjen e njohur si “Ikona” po ndërmerrte intensivisht veprimtari për të mbledhur prova dhe për të marrë në pyetje dëshmitarët.

Në atë kohë, ata thanë se një numër dëshmitarësh ishin dëgjuar, përfshirë ambasadorin e BiH në Rusi dhe se një kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare u ishte dërguar institucioneve kompetente.

Më 14 dhjetor 2020, Dodik i kishte bërë dhuratë një ikonë 300-vjeçare, ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas vizitës së këtij të fundit në Bosnje e Hercegovinë.

Kjo dhuratë po konsiderohet si një skandal diplomatik, pasi që ikona dyshohet se është marrë nga një qytet në Ukrainën lindore, i cili ndodhet në territorin që ka qenë nën kontrollin e forcave pro-ruse që nga viti 2014.

Shqetësimet u ngritën nga Ambasada e Ukrainës në Sarajevë, pasi mediet boshnjake publikuan një fotografi të ikonës dhe vulën e saj të vërtetësisë, e cila tregon se ajo mund të ketë origjinën në qytetin e Lugansk.

Po ashtu, në një letër, që ishte botuar nga mediet boshnjake, Ambasada e Ukrainës tha se dështimi për të dhënë informacion në lidhje me ikonën do të shihej si tregues i mbështetjes për “politikat agresive dhe veprimet ushtarake të Federatës Ruse në Ukrainë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat