Kishin ngecur në breg/ Ekipi shpëton 28 balena

Bota

Kishin ngecur në breg/ Ekipi shpëton 28 balena

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 15:53
Foto

Ekipet e shpëtimit kanë zhvendosur me sukses 28 balena që kishin ngecur në një plazh të Zelandës së Re.

BBC e konsideron këtë plazh “famëkeq për balenat” sepse nuk është hera e parë që ngecin aty. Balenat pilot me pendë të gjatë ishin pjesë e një grupi me rreth 50 të tilla që u gjetën për herë të parë të hënën në Farewell Spit. Të paktën 15 kanë ngordhur.

Megjithatë, balenat e mbijetuara, të cilat u shpëtuan dy herë, kanë qëndruar afër bregut dhe mund të ngecin përsëri, thanë zyrtarët e botës së egër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat