​SHBA pritet të vendosë sanksione kundër rusëve në lidhje me helmimin e Navalny

Bota

​SHBA pritet të vendosë sanksione kundër rusëve në lidhje me helmimin e Navalny

Më: 2 mars 2021 Në ora: 00:08
Alexei Navalny

Shtetet e Bashkuara pritet të vendosin sanksione ndaj rusëve këtë javë, të cilët janë të lidhur me helmimin e opozitarit Alexei Navalny.

Një raport i Reuters thotë se tri burime e konfirmuan këtë informacion sot, por ata refuzuan të identifikojnë se për cilët shtetas rusë bëhej fjalë.

Departamenti i Shtetit nuk komentoi njoftimin e futjes së sanksioneve dhe një ekspert i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut vlerësoi sot se ish-presidenti i SHBA Donald Trump është përgjegjës pasi ai nuk bëri asgjë për të ndëshkuar rusët që janë përgjegjës për përpjekjen për të likuiduar Navalny.

Muajin e kaluar, presidenti i SHBA-së Joseph Biden vlerësoi se arrestimi i Navalny pas kthimit nga trajtimi në Gjermani ishte i motivuar politikisht dhe kërkoi lirimin e tij.

Biden bëri thirrje gjithashtu për një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë dhe njoftoi se Uashingtoni nuk do të "kthente kokën" përpara veprimeve agresive nga Kremlini.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat