Reporterët pa Kufij akuzojë Riadin për krime kundër njerëzimit

Bota

Reporterët pa Kufij akuzojë Riadin për krime kundër njerëzimit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Organizata “Reporterët pa Kufij” njoftoi të martën se ka paraqitur një ankim penal në Gjermani kundër pesë zyrtarëve sauditë, përfshirë Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, duke i akuzuar si përgjegjës për krime kundër njerëzimit.

Grupi që mbron lirinë e shtypit tha se padia tregon "natyrën e përhapur dhe sistematike të persekutimit të gazetarëve në Arabinë Saudite", duke theksuar ndalimin e 34 gazetarëve dhe vrasjen e Jamal Khashoggit.

"35 rastet e detajuara në padi zbulojnë një sistem që kërcënon jetën dhe lirinë e çdo gazetari në Arabinë Saudite në veçanti të atyre që flasin publikisht kundër qeverisë saudite", thuhet në një deklaratë të grupit.

Padia pason publikimin javën e kaluar të një raporti të agjencive amerikane të zbulimit që vlerëson se Princi i Kurorës kishte miratuar vrasjes e gazetarit në konsullatën saudite në Turqi.

Arabia Saudite u detyrua të pranojë vrasjen duke thënë se ajo u bë gabimisht si rezultat i një operacioni të dalë jashtë kontrollit, por e ka mohuar përfshirjen e Princit të Kurorës.

Zyrtarët sauditë e hodhën poshtë raportin e zbulimit amerikan. Të hënën e fejuara e gazetarit Jamal Khashoggi, Hatice Cengiz, kërkoi që Princi i Kurorës "të ndëshkohet pa vonesë".

Në një deklaratë të postuar në Twitter, zonja Cengiz shkruante se nëse Princi i Kurorës nuk ndëshkohet "kjo do të sinjalizojë përgjithmonë se fajtori kryesor mund të shpëtojë pa u ndëshkuar, që gjë do të na rrezikonte të gjithëve e do të ishte një njollë për njerëzimin"./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat