Peshkaqenë ‘fluroshentë’, shkencëtarët i fotografojnë pranë Zelandës së Re

Bota

Peshkaqenë ‘fluroshentë’, shkencëtarët i fotografojnë pranë Zelandës së Re

Më: 4 mars 2021 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Shkencëtarët që po studiojnë peshkaqenët pranë brigjeve të Zelandës së Re, kanë fotografuar një specie peshkaqeni që ndriçon në errësirë. Ai është vertebrori më i madh ndriçues i njohur deri më tani në botë.

Kërkuesit e universitetit Katolik të Louvain në Belgjikë dhe instituti kombëtar i kërkimeve ujore dhe atmosferike në Zelandën e re, ishin përfshirë në zbulim.

Ata thonë se zbulimi ndikon në kuptimin e jetës në det të thellë, një nga ekosistemet më pak të studiuara në planet.

Jerome Mallefet, që është edhe studiues kryesor në laboratorin e biologjisë marine në universitetin katolik të Louvainit, që zbuloi peshkaqenët që ndriçojnë në errësirë tha për Euronews se kishte qenë një ëndërr për të mundësia për të fotografuar bishën,

Ne dimë se nga 540 specie peshkaqenësh, 57 janë në gjendje të prodhojnë dritë. Por këta peshkaqenë vetmitarë, jetojnë 200 metra nën sipërfaqe ndaj është shumë e vështirë të vëzhgohen – tha Mallefet. Dhe më i madhi, shkon deri në 1.80 metra i gjatë. 

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat