Piloti brazilian i mbijetoi rrëzimit të aeroplanit në Amazonë, i kaloi 36 ditë në pyje – madje i kishte humbur 25 kilogramë

Bota

Piloti brazilian i mbijetoi rrëzimit të aeroplanit në Amazonë, i kaloi 36 ditë në pyje – madje i kishte humbur 25 kilogramë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:13
Piloti brazilian Antonio “Toninjo” Sena

Piloti brazilian Antonio “Toninjo” Sena, aeroplani i të cilit u rrëzua në malet e Amazonës, i ka kaluar 36 ditë në atë rajon. E kur më në fund e gjetën, ai kishte humbur 25 kilogramë.

Siç raportojnë mediat lokale, Sena më 28 janar kishte udhëtuar me aeroplan nga Alenkvera në pjesën veriore të liqenit Amazona dhe ishte nisur në drejtim të qytetit Almeirim me aeroplanin e tij “Cesna 210”.

Megjithatë, motori i fluturakes u ndalë së punuari, kështu u detyrua të bëjë ulje emergjente. E gjatë 36 ditëve të kaluara në pyje, kishte ngrënë vetëm bukë.

Atë e kanë gjetur një grup i bujqve, kur ndezi një zjarr me të cilin ia tërhoqi vëmendjen ekipeve të shpëtimit. Kur më në fund e lokalizuan, ishte shumë i lodhur, i dehidratuar dhe shumë i dobët.

Televizioni brazilian ka transmetuar ribashkimin e tij me familjen, para se të dërgohej në spital për tretman.

“E vetmja gjë që më ka mbajtur në jetë ka qenë dashuria e madhe për familjen dhe dëshira t’i shoh prindërit, motrën dhe vëllanë”, ka thënë piloti që i mbijetoi aksidentit ajror dy ditë para se ta festonte ditëlindjen e 36-të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat