Disa australianë kthehen në shtëpitë e tyre pas përmbytjeve të mëdha

Bota

Disa australianë kthehen në shtëpitë e tyre pas përmbytjeve të mëdha

Më: 25 mars 2021 Në ora: 17:23
Australi

Disa australianë kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre pas përmbytjeve të fundit që ndodhën atje, autoritetet e atjeshme kanë shpejtuar punët e tyre për pastrimin e zonave të prekura.

Shteti më i goditur mbetet Uellsi i Ri Jugor, kjo pjesë akoma ka rrezik të preket nga përmbytjet e ujit.

Më shumë se 40,000 persona janë detyruar të lëvizin nga shtëpitë e tyre për të kaluar në zona më të sigurta, të vdekur konsiderohen vetëm dy persona, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Byroja Australiane e Meteorologjisë në një njoftim ka thënë se “Edhe pse dielli tani po shkëlqen, rreziku nuk ka kaluar”, shkruan Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat