Ligji i ri në shtetin e Utah i detyron baballarët të paguajnë shpenzimet e shtatzënisë së nënës

Bota

Ligji i ri në shtetin e Utah i detyron baballarët të paguajnë shpenzimet e shtatzënisë së nënës

Më: 7 prill 2021 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Baballarët në Utah tani janë legalisht të detyruar të paguajnë gjysmën e kostos së kujdesit mjekësorë që i nevojitet nënës gjatë shtatzënisë.

Një ligj që është i pazakontë për SHBA tani është bërë një ligj zyrtarisht në shtetin e Utah, që i detyron burrat të paguajnë gjysmën e kostos së shtatzënisë së gruas.

Ky ligj u vendos në mënyrë që ta bëjë më të përballueshme për gratë shtatzëninë, sepse është shumë e vështirë të qëndrosh e shëndetshme dhe të vizitohesh rregullisht ndërkohë që jeni shtatzënë.

Kjo gjithashtu u bë në mënyrë që të mbështetet barazia në martesë.

Në një studim të bërë nga viti 2008 deri në vitin 2015 është vërtetuar se shtatzënia në SHBA zakonisht kushton rreth $4,500 për ato femra që kanë sigurim shëndetësorë.

Ndërsa femrat që nuk kanë sigurim shëndetësorë zakonisht paguajnë rreth $10,000.

Sipas ligjit të ri, nëse nuk mund të vërtetohet se a është baba biologjik një person, atëherë ai mund të vonoj pagesat deri në momentin që vërtetohet se ai është babai.

Ky ligj nuk vlen në rast se nëna dëshiron të abortoj fëmijën pa konsentin e babait. Në rast se nëna dëshiron të abortoj fëmijën dhe po ashtu babai, atëherë ata paguajnë së bashku.

Ligji hy në fuqi zyrtarisht me datën 5 maj 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat