Shtëpia e Bardhë: Rusia, përgjegjëse për shëndetin e Navalnyt

Bota

Shtëpia e Bardhë: Rusia, përgjegjëse për shëndetin e Navalnyt

Më: 7 prill 2021 Në ora: 22:51
Alexei Navalny

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur të mërkurën se është jashtëzakonisht e shqetësuar lidhur me raportimet mbi gjendjen e përkeqësuar shëndetësore të liderit të burgosur opozitar në Rusi, Alexei Navalny, ndërkaq u ka bërë thirrje autoriteteve në Moskë që të ofrojnë garanci për sigurinë dhe shëndetin e tij.

Nëpërmjet një adresimi para gazetarëve, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se për aq kohë sa Navalny vazhdon të mbahet në burg, Qeveria ruse është përgjegjëse për gjendjen e tij shëndetësore.

Navalny ka njoftuar më herët se vuan nga dhimbjet e forta në këmbë dhe shpinë, ndërsa ka pretenduar se i është mohuar e drejta për trajtim mjekësor, për të cilën arsye edhe e ka nisur një grevë urie. Ndërkaq të mërkurën, një gjykatë në Moskë, ku pritej që të niste seanca dëgjimore ndaj aleatëve të Navalnyt, është evakuuar si pasojë e një alarmi për bombë.

Seanca dëgjimore ka vazhduar më vonë gjatë ditës, pasi që ekspertët e lëndëve shpërthyese nuk kanë gjetur asnjë bombë në objektin e gjykatës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat