Sulm me thikë në Zelandë të Re, lëndohen katër persona

Bota

Sulm me thikë në Zelandë të Re, lëndohen katër persona

Më: 10 maj 2021 Në ora: 08:12
Zelandë të Re

Të paktën katër persona janë plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje kritike, pas një sulmi me thikë në një supermarket në Zelandë të Re.

Një person është marrë në paraburgim, thanë autoritetet.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se motivi pas sulmit ende nuk është i qartë.

Incidentet e dhunës masive janë të rralla në Zelandën e Re, por vendi përjetoi sulmin e tmerrshëm që ndodhi në Christchurch në vitin 2019 kur një person vrau më shumë se 50 njerëz në dy xhami.

Raportet e mediave lokale thonë se të dëmtuarit janë punonjës të supermarketit dhe klientë.

Dëshmitarët përshkruan gjithashtu skena kaotike në supermarket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat