Në Australi gjendet një kafkë krokodili e vjetër 8 milionë vjet

Bota

Në Australi gjendet një kafkë krokodili e vjetër 8 milionë vjet

Më: 17 maj 2021 Në ora: 19:19
Kafka ishte gjetur rreth 200 km (125 milje) nga Alice Springs

Një kafkë krokodili tetë milionë vjeçar e zbuluar në Australinë qendrore tani besohet të jetë pjesë e një specie të zhdukur e cila është e re për shkencëtarët.

Kafka ishte gjetur rreth 200 km (125 milje) nga Alice Springs, në Territorin Verior (NT), në vitin 2009.

Mendohej se i përkiste një zvarraniku të njohur të gjinisë Baru por që tani është azhurnuar me një studim të ri.

Speciet pritet të emërtohen në 2022, dhe ka një ekspozitë Baru në NT.

“Kjo tregon për speciet e reja për të cilat ne nuk mendonim që do të mund të qëndronte në Australinë qendrore. Është pak e befasishme që Australia kishte lumenj që mund t’i mbanin këta krokodilë”, ka thënë doktor Adam Yates.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat