Të dhënat: Për të katërtën herë i njëjti rekord vdekjesh nga “Delta”

Bota

Të dhënat: Për të katërtën herë i njëjti rekord vdekjesh nga “Delta”

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Ritmet e ulëta të vaksinimit i kanë vënë spitalet ruse në vështirësi me përhapjen e variantit Delta. Këtë të Mërkurë, numri i të vdekurve arriti për të 4-tën herë brenda një muaji, nivelin rekord prej 799 rastesh ditore. Shifrat e infektimeve vazhdojnë të jenë mbi 20 mijë, por tendenca është në rënie.

Spitalet po përballen me mbingarkesë prej shtimit të numrit të të shtruarve. Ekspertët konfirmojnë se shumica dërrmuese e të shtruarve janë të pavaksinuar, pa imunitet përballë variantit të ashpër Delta. Deri më tani 27% e rusëve kanë marrë të paktën njërën nga dozat, ndërsa të dyja rreth 20%. Ministria ruse e shëndetësisë njoftoi se edhe vaksina Sputnik është shumë efektive ndaj Deltës, duke arritur një nivel mbrojtjeje deri 85%.

Me nivele të larta infektimi këto ditë po përballen edhe Shtetet e Bashkuara, ku sipas ekspertëve, mutacioni Delta përhapet kryesisht në zonat me nivele të ulëta të vaksinimit të popullsisë.

Sakaq, një studim i qeverisë britanike arrin në përfundimin se deri në 94% e britanikëve kanë fituar imunitet ndaj Covid-19, si përmes vaksinimit ashtu edhe prej kapërcimit të infektimit.

Kjo është edhe arsyeja që sipas tyre, edhe pse infektimet janë rritur sërish nga përhapja e mutacionit Delta, vdekjet dhe shtrimet në spitale nuk kanë pësuar rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat