Argjentina goditet nga një tërmet prej 6.2 shkallë

Bota

Argjentina goditet nga një tërmet prej 6.2 shkallë

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Një tërmet ka goditur rajonin San Antonio de los Cobres në Argjentinën veriore në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Lëkundja është ndjerë edhe në veri të Kilit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (UGS), tërmeti arriti magnitudë 6.2, ndërsa Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut regjistroi një tërmet prej 6.0,raporton Riotimesonline.

Ende nuk ka informacione për të lënduar apo dëme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat