E tmerrshme: Burri vret gruan dhe fëmijët me sëpatë pasi darka nuk ishte me qepë

Bota

E tmerrshme: Burri vret gruan dhe fëmijët me sëpatë pasi darka nuk ishte me qepë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 09:24
Paul Murage Njuki

Një baba kenian dyshohet se vrau gruan dhe katër fëmijët e tij pasi u zemërua se darka nuk ishte me qepë.

Paul Murage Njuki thuhet se vrau gruan dhe fëmijët e tij duke përdorur një sëpatë të hënën më 29 nëntor, sipas komandantit të policisë, Anthony Mbogo, i cili konfirmoi incidentin.

Pesë viktimat e krimit alarmues janë identifikuar si Millicent Muthoni, 38 vjeç, Nelly Wawira, 13, Gifton Bundi shtatëvjeçar, Sheromit Wambui pesëvjeç dhe Clifton Njuk njëvjeçar.

Pas masakrës së të gjithë familjes së tij, Mbogo shpjegon se Njuki u dorëzua në stacionin e policisë Kianyaga, me kërkesën për t’u arrestuar dhe burgosur për gjashtë muaj.

“Unë u trondita dhe urdhërova oficerët e mi ta hetonin. Ai i tronditi oficerët e mi duke u thënë se kishte vrarë gruan dhe katër fëmijët e tyre”, tha Mbogo.

“Ai i goditi me një send të mprehtë para se t’i priste. Na çoi atje ku tha se e kishte fshehur sëpatën, por nuk gjetëm asgjë nga reshjet e dendura të shiut. Ne jemi duke bërë ende hetime”, tha Mbogo.

Të gjithë trupat kishin plagë të rënda me thikë në kokë kur u gjetën në shtretërit e tyre nga policia që vizitoi vendin e ngjarjes rreth orës 22:30 të së hënës në mbrëmje. Njuki gjithashtu dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij të madhe përpara se t’i merrte jetën. Besohet se më vonë ai e fshehu sëpatën vrasëse përgjatë brigjeve të lumit në lagjen e tij.

Asnjë arsye e qartë nuk është dhënë se pse Njuki vrau familjen e tij, sipas Mbogo. Megjithatë, sipas banorëve të fshatit, ata dëgjuan një sherr për mungesën e qepës në darkën e familjes, shkruan Dailystar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat