Laboratori në Sydney gabon, qindra persona me COVID-19 dalin negativë

Bota

Laboratori në Sydney gabon, qindra persona me COVID-19 dalin negativë

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Një laborator në Sydney i ka thënë qindra personave që nuk kanë COVID-19 kur në fakt ata kishin rezultuar pozitivë, në kohën kur ka rritje të rasteve në vend.

Gabimi, i cili ndodhi në kohën e Krishtlindjes, ishte për shkak të një gabimi në përpunimin e të dhënave.

Shteti New South Wales i Australisë është duke përjetuar një rritje të numrit të rasteve pas arritjes së variantit Omicron që përhapet me shpejtësi të madhe.

Disa nga personat që janë prekur nga ky gabim i laboratorit kanë shprehur shqetësimin se ata pa e ditur kanë mundur të infektojnë familjarët e tyre gjatë festës së Krishtlindjes, shkruan BBC.

Laboratori SydPath ka kërkuar falje në një deklaratë të martën ku ka thënë se gabimi që preku 886 persona ka ndodhur për shkak se punëtorët ishin përballur me një volum shumë të madh të testeve.

Ky laborator kishte pranuar më herët gjatë javës se në ditën e Krishtlindjes iu kishte thënë gabimisht 400 personave se nuk kanë COVID-19, derisa të njëjtit janë lajmëruar për këtë gabim vetëm një ditë më pas.

Gabimi u bë edhe më i madh kur SydPath bëri të ditur se i është thënë gabimisht edhe qindra personave të tjerë se kanë rezultuar negativë kur në fakt ata ishin të infektuar me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat