Ambasada e SHBA paralajmëron se amerikanët në Rusi: Konsideroni largimin menjëherë

Bota

Ambasada e SHBA paralajmëron se amerikanët në Rusi: Konsideroni largimin menjëherë

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rusi ka paralajmëruar shtetasit amerikanë se duhet të konsiderojnë largimin e menjëhershëm për shkak të numrit në rritje të linjave ajrore që anulojnë fluturimet brenda dhe jashtë vendit, e të cilat mbyllim hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse.

Një numër në rritje i linjave ajrore po anulojnë fluturimet në dhe jashtë Rusisë dhe shumë vende kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse.

Qytetarët amerikanë duhet të konsiderojnë largimin menjëherë nga Rusia përmes opsioneve komerciale që janë ende të disponueshme”, thuhet nga Ambasada, raporton CNN.

Ambasada e SHBA-ve ua kujton qytetarëve amerikanë se niveli i Këshillit të Udhëtimit të Departamentit të Shtetit për Rusinë është në nivelin 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat