Ky është mjeku amerikan që po ndihmon në trajtimin e të plagosurve në Ukrainë

Bota

Ky është mjeku amerikan që po ndihmon në trajtimin e të plagosurve në Ukrainë

Nga: V.N Më: 20 prill 2022 Në ora: 16:00
Dr. Monzer Yazji

Një mjek nga Teksasi ka udhëtuar tashmë tre herë në Ukrainë për të ndihmuar mjekët vendas të trajtojnë të plagosurit e luftës. "Si mjek, së pari, është detyra jonë dhe etika jonë të ndihmojmë çdo person në nevojë në botë," i tha Dr. Monzer Yazji, Sanjay Guptas të CNN, transmeton Bota sot.

Yazji, një sirian amerikan, drejtoi më shumë se 30 misione mjekësore në Siri gjatë luftës që filloi në 2011 atje. "Ajo që ndodhi në Ukrainë, ndodhi në Siri. Dhe e ndjej veten se jam pjesë e kësaj," tha ai.

Që nga java e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka verifikuar rreth 120 sulme ndaj kujdesit shëndetësor që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Yazji tha se duhen kryer operacione të ndërlikuara në Ukrainë. Një burrë humbi gjysmën e shpatullës, por ai mbijetoi, tha ai. Gjithashtu ka probleme me ujin, furnizimet mjekësore dhe mungesat e energjisë elektrike.

"Kur shoh mjekët ukrainas duke vuajtur sepse [janë] të rraskapitur mendërisht, fizikisht dhe se sulmi ndaj tyre, unë shoh ne, veten, ne ishim atje. Kjo është arsyeja pse kjo ... e gjithë kjo më bën të vij në Ukrainë dhe të jem me ta”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat