Ukraina shpreson në përjashtimin e Rusisë nga OKB-ja

Bota

Ukraina shpreson në përjashtimin e Rusisë nga OKB-ja

Më: 21 prill 2022 Në ora: 10:26
Sergiy Kyslytsya

Përfaqësuesi i Përhershëm i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Sergiy Kyslytsya ka kërkuar përjashtimin e Rusisë nga organizata duke kujtuar faktin se Federata ruse nuk ishte ndër nënshkrueset e OKB-së dhe as anëtare e organizatës.

Kyslytsya ka thënë se shpreson që OKB do të vazhdojë të mos e vë veten në pozicion të sikletshëm.

“Në prag të përvjetorit të themelimit të Konferencës së OKB-së në San Francisko, është e rëndësishme të kujtojmë se Federata Ruse nuk ishte ndër nënshkruesit e Kartës së OKB-së dhe nuk është një anëtare themeluese e OKB-së.

Shpresojmë se Sekretariati i OKB-së do të vazhdojë mos ta vë veten në pozicion të sikletshëm”, ka shkruar ai në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat