Skena të tmerrshme: Trupat e pajetë në Mariupol po futen në krateret e sulmeve ajrore

Bota

Skena të tmerrshme: Trupat e pajetë në Mariupol po futen në krateret e sulmeve ajrore

Nga: M.L. Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Situata në qytetin e rrethuar të Mariupolit po "përkeqësohet" dhe trupat e pajetë po futen në kratere të lëna nga sulmet ajrore ruse, ka thënë një fotograf lufte.

Duke folur për Sky News, Max Clarke, i cili vizitoi Mariupolin këtë javë, shpalosi sot skenat e tmerrshme në qytetin port jugor dhe tha se ishte "e vështirë të ekzagjerosh se sa e keqe ishte situata".

Duke përshkruar skenat në Mariupol, ai tha: "Thjesht vazhdon të përkeqësohet. “Kur përshkrova për herë të parë situatën në terren, kishte trupa në varre të improvizuara, por nga fundi kishte trupa të grumbulluar në kratere të mbetura nga sulmet ajrore.

"Unë pashë një që kishte 15 trupa të futur brenda."

Clarke gjithashtu përshkroi se si një rrugë që ai vizitoi pranë fabrikës së çelikut Azovstal, ku forcat ukrainase tani janë të ngujuara, kishte "ndoshta 80 trupa" të mbetur atje.

"Disa prej tyre janë aq të dekompozuar dhe kanë qenë atje për kaq shumë kohë sa duket sikur qentë apo zogjtë kanë ngrënë fytyrat e tyre dhe e vetmja gjë që ka mbetur janë dhëmbët e tyre të artë dhe lëkura e tyre e nxirë nga goditjet e artilerisë," tha ai.

Z. Clarke vazhdoi duke thënë se kur Mariupol u rrethua muajin e kaluar u ndje sikur forcat mbrojtëse nuk kishin "nuk kishin asnjë shans", por megjithatë ata "ende po luftonin".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat