Zelensky tregon pse Rusia po kërcënon me armë bërthamore

Bota

Zelensky tregon pse Rusia po kërcënon me armë bërthamore

Nga: A.M Më: 6 maj 2022 Në ora: 16:39
Volodymyr Zelensky.

Moska beson se mund të kryejë krime lufte pa u ndëshkuar për shkak të statusit të saj si fuqi bërthamore, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

"Ata [rusët] nuk besojnë se mund të mbahen përgjegjës për krimet e luftës, sepse ata kanë fuqinë e një shteti bërthamor," tha lideri në një fjalim para grupit të mendimit Chatham House, raporton BBC, përcjell "Bota sot".

Kur u pyet për situatën në Mariupol, Zelensky tha se "kjo nuk është një ngjarje ushtarake" por "torturë me urinë".

Ai fajësoi "qëndrimin kafshëror" të ushtrisë ruse në Mariupol për dekada të propagandës anti-ukrainase.

"Do të ketë një gjykatë ushtarake për vrasjen, vdekjen, torturën. Por pse kjo mizori? Ky është aparati i informacionit që e zhvilloi këtë urrejtje dhe e ndezi atë në një masë të tillë përpara luftës së plotë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat